Loading…

Gjukanoviq: Serbia s’mund ta kthejë Kosovën, nuk e njohëm atë nga presioni

  • 13/04/2018 | 09:34

Gjukanoviq: Serbia s’mund ta kthejë Kosovën, nuk e njohëm atë nga presioni

Në një tjetër deklarim për këtë çështje, Milo Gjukanoviq, lideri i Partisë Demokratike Socialiste në pushtet në Mal të Zi, ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën. Ai gjithashtu ka thënë se të gjithë duhet ta pranojnë realitetin për Kosovën dhe se ai është i pandryshueshëm.


Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi nuk e ka njohur Kosovën për shkak të ndonjë presioni të jashtëm por sepse e shikon realitetin me në sy.

“Serbia e sotme nuk vendos për Kosovën, ajo vetëm e ka marrë faturën për disfatën e pësuar më herët”, ka thënë Gjukanoviq.

Të gjithë ata që mendojnë se në ndërkohë janë përforcuar aq sa janë në gjendje ta ndryshojnë realitetin e pafavorshëm për Serbinë, vetëm sa e shpenzojnë kohën e qytetarëve të Serbisë, citon “veçernje novosti”.

“Liderët e opozitës, mbi shpinën e serbëve në Mal të Zi, ia japin vetes rëndësinë që nuk e kanë, në radhë të parë duke u paraqitur si përfaqësues ekskluzivë të interesave të serbëve në Mal të Zi gjë që, thjesht, nuk është ashtu, ka thënë Gjukanoviq. /gazetametro

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë