Loading…

Gjuriq hynë në Kosovë edhe pse e ka të ndaluar

  • 15/12/2016 | 13:49

Gjuriq hynë në Kosovë edhe pse e ka të ndaluar

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka marrë pjesë në hapjen e një pompe të benzinës dhe të objektit të shitjes me pakicë të Industrisë së Naftës të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka thënë gazetametro.net se Gjuriqit i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë.

Shefi i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj, i tha dje gazetës Metro, se i është ndaluar hyrja pasi që MPJ ka kuptuar se ai do marrë pjesë në disa aktivitete ilegale.

“Arsyetimi ka të bëjë me pjesëmarrjen në disa aktivitete të cilat për Qeverinë e Kosovës janë ilegale dhe të papranueshme”, kishte thënë Xhemaj për gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë