Loading…

Gjuriq që mburrej me trenin, tash po fshihet

  • 17/01/2017 | 23:27

Gjuriq që mburrej me trenin, tash po fshihet

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq deri të shtunën u binte të gjitha kambanave të lavdërimit me dukjen e trenit që ishte nisur për në Mitrovicë e që u kthye mbrapshtë në Rashkë.


Tash, tri ditë pas trenit me mbishkrim në 21 gjuhë “Kosova është Serbi” jashtë dhe me plot foto të manastireve brenda, në zyrën e Gjuriqit askush nuk dot ta thotë një fjalë pse treni ishte dekoruar kështu, shkruan gazeta “blic” e Beogradit.

Kush është përgjegjës për këtë?, pyet gazeta dhe shton se në brendi të një vagoni qëndron mbishkrimi “projektin dhe brendimin e ka bërë Zyra për Kosovën”, ndërsa nga kjo kësaj gazete nuk i ka folur askush duke e zvarritur vazhdimisht përgjigjen.

Për këtë nuk ka dashur të flasë as dizajnuesi i trenit Andrej Vasiljeviq Andelei i cili gishtin megjithatë e ka drejtuar nga Zyra e Gjuriqit.
As zyrtarë të hekurudhave serbe nuk duan të flasin më për këtë tren.

Ata , në ndërkohë nuk e kanë idenë se çfarë do të bëhet me këtë tren: Do të ringjyroset apo do të qarkullojë nëpër Serbi me këtë eksterier dhe interier që ishte nisur për në Kosovë, por që ishte kthyerr mbrapshtë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë