Loading…

Gjuriq: Serbia mund t’ia marrë kodin Kosovës?

  • 16/11/2016 | 17:18

Gjuriq: Serbia mund t’ia marrë kodin Kosovës?

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë  e Serbisë, Marko Gjuriq tha se Serbia e ka rezervuar të drejtën që ta anulojë kodin telefonik të Kosovës.

Ssipas tij, kjo do të ndodhë nëse “Prishtina dështon t’i garantojë Telekomit serb punë të lirë e të papenguar si dhe pronën që i takon”.

Gjuriq i tha gazetës serbe ‘Politika’ se marrëveshja për telekomunikacion, e arritur mes dy palëve të dielën, do të thotë që Prishtina e ka njohur telekomin shtetëror serb si operator legal . Kjo do të thotë se kompania do të rrisë operimin nga 7 përqind në çerekun e territorit të Kosovës, transmeton gazetametro.net.

“Nga Beogradi, ne do të vazhdojmë të përdorim prefiksin 038 për të telefonuar në Prishtinë dhe të gjitha thirrjet (për në Kosovë) do të tarifohen si çdo thirrje brenda Serbisë”, tha Gjuriq.

“Qytetarët nuk do të kenë nevojë ta përdorin prefiksin +383 për të telefonuar nga secili qytet i Serbisë dhe tarifa do të mbetet e njejtë si për thirrjet brenda vendit”.

Palët negociuese në dialogun e Brukselit, Prishtina dhe Beogradi, kanë arritur të dielën marrëveshjen për telekomunikacion, ku parashihet që Kosova të marrë kodin telefonik +383. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë