Loading…

Gjurmë dinosaurësh të vjetra 68 milionë vite (Foto)

  • 24/11/2016 | 08:46

Gjurmë dinosaurësh të vjetra 68 milionë vite (Foto)

Në kryeqytetin e Bolivisë, Sucre, arkeologët kanë zbuluar shumë gjurmë nga koha e dinozaurëve. Ky është edhe zyrtarisht vendi ku më së shumti janë zbuluar ndonjëherë gjurmë të dinozaurëve, të vjetra 68 milionë vjet dhe të gjata 347 metra.

Gjurmët ishin zbuluar së pari në vitin 1985, por vetëm në vitin 1994 dhe 1998 nuk u bë e qartë se çfarë në të vërtëtë përfaqësonin këto gjurmë.

Më 1994, punëtorët e një fabrike betoni në afërsi zbuluan një mur të gjatë 1.2 kilometra dhe të gjatë 80 metra, i gjithi i mbuluar me gjurmë nga ecja e dinozaurëve.

Katër vite më vonë, palenteologu zviceran Christian Meyer erdhi së bashku me një ekip shkencëtarësh të hulumtonte vendin. Sipas tij, zbulimi është një kontribut i madh për shkencën dhe njerëzimin në përgjithësi sepse “në këtë vend dokumentohet ekzistimi i shumë specieve dinozaurësh më mirë se në çdo vend tjetër të botës”.

Besohet se në këto lokacione ka edhe shumë gjurmë të tjera që prej kohës së dinosaurëve. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë