Loading…

Gjurmë të civilizimit të shkatërruar: Në Mars zbulohen tri kulla të renditura në varg të rregullt |PAMJE

  • 30/06/2019 | 23:12

Gjurmë të civilizimit të shkatërruar: Në Mars zbulohen tri kulla të renditura në varg të rregullt |PAMJE

Në sipërfaqen e Marsit, në rajonin Terra Meridiani, hulumtuesit kanë vërejtur tri “pirgje” masive, të cilat janë të renditur në mënyrë të përsosur, mu si piramidat në Gizë në Tokë, transmeton Gazeta Metro.


Këto tri kulla marsiane e imitojnë me përpikëri yllësinë e Orionit.

Videoja i përshkruan në detaje tri kullat të vëna në harmoni në sipërfaqen e planetit të kuq. Duke folur në video, autori Jose Luis ka thënë: “Duke hulumtuar disa xhirime nga Marsi, para do kohë kemi gjetur një varg kullash kolosale, të culat gjenden në rajonin e Terra Meridinit. Për shkak të karakteristikave të tyre specifike, mendojmë se janë me prejardhje artificiale”.

Është interesante se fotografia specifike, e cila qartas tregon tri “objekte” në sipërfaqen e Marsit është bërë në vitin 1999. Që atëherë këto struktura të supozuara kanë mundur të jenë modifikuar nga kushtet atmosferike.

Dr. John Brandenburg, i cili ka dokotruar në fizikën teorike të plazmës në Universitetin e Kalifornisë, bsedon se civilizime të përparuara kanë ekzistuar në Mars në të kaluarën dhe janë shkatërruar nga sulme nukleare.

Këtë teori ai e mbështet në gjurmët e uraniumit e toriumit, të cilat janë shënuar në sipërfaqen e Marsit. Këtë civilizim e ka shkatërruar lloji tjetër jashtëtokësor, mendon Brandenburg./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë