Loading…

Gjykata britanike publikun identitetin e vrasësit 14 vjeçarit që ekzekutoi 15 vjeçarin bashkë me bandën e tij

  • 29/11/2021 | 18:53

Gjykata britanike publikun identitetin e vrasësit 14 vjeçarit që ekzekutoi 15 vjeçarin bashkë me bandën e tij

Vrasësi Yussuf Mustapha është dënuar me burgim të përjetshëm me 16 vite minimum nga Gjykata e Kurorës në Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar. Dy bashkëpunëtorët e tij në vrasjen e tmerrshme në janar të këtij viti janë dënuar me burgim të përjetshëm poashtu. Gjykatësi hoqi ndalesën e zakonshme për publikimin e identitetit të adoleshentëve të dënuar në mediat britanike poashtu duke theksuar se ishte në interes të publikut, transmeton Gazeta Metro.


Keon Lincoln ishte therur me thikë tetë herë nga shokët e bandës së 14 vjeçarit Mustapha në muajin janar të këtij viti. Ai kishte tentuar të ikte ashtu i plagosur kur ishte qëlluar me armë zjarri në bark nga i dënuari.

Lincoln vdiq nga dy plagë vdekjeprurëse, njëra prej të cilave ishte e shkaktuar nga arma e zjarrit.

Mustapha ishte dënuar me vendim të jurisë në fillim të këtij muaji pas pesë javë procesi gjyqësor. Bashkëpunëtorët e tij në krim Michael Ugochukwu and Tahjgeem Breakenridge poashtu janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjatë shpalljes së vendimit gjykatësi William Davis tha se vrasja ishte ‘planifikuar me kujdes dhe ekzekutuar’ me armë zjarri ku ishte vjedhur edhe një veturë për shfrytëzim gjatë vrasjes.

Ai tërhoqi urdhrin për ndalim ndaj mediave për të bërë të ditur emrin e Mustapha, duke shtuar se kjo ishte në interesin e publikut dhe se ishte një kufizim substancial ndaj aftësisë së mediave në raportimin e rastit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë