Loading…

Gjykata cakton një muaj paraburgim për gjyqtarin Sali Berisha

  • 20/09/2019 | 20:08

Gjykata cakton një muaj paraburgim për gjyqtarin Sali Berisha

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim për gjyqtarin Sali Berisha, shkruan Gazeta Metro.


Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të KPK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1 të KPK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Sali Berisha i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B në cilësinë e personit zyrtar,gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, kishte shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitoj dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë