Loading…

Gjykata e dënon për sulm dhe kanosje gruan ‘recidiviste’ që sulmoi brutalisht gazetaret e lajmi.net

  • 04/06/2026 | 10:12

Gjykata e dënon për sulm dhe kanosje gruan ‘recidiviste’ që sulmoi brutalisht gazetaret e lajmi.net

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtore Mirvete Baraliun për veprat penale të sulmit dhe kanosjes në rastin e sulmit ndaj gazetareve të lajmi.net, Lindita Berisha dhe Fjolla Hyseni.


Sipas vendimit të gjykatës, Baraliu është dënuar me 2 mijë euro gjobë për veprën penale të kanosjes, ndërsa për veprën e sulmit është dënuar me një vit burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda afatit prej dy vjetësh.

Rasti kishte ndodhur më 3 prill 2024 në Prishtinë, derisa gazetaret e lajmi.net dhe kameramani Përparim Tufa po kryenin detyrat e tyre profesionale. Sipas raportimeve të asaj kohe, ekipi ishte përballur me sulm fizik dhe kërcënime gjatë dokumentimit të një incidenti në rrugën “C”.

Në mesin e të dëmtuarve ishte edhe gazetarja Lindita Berisha, e cila në atë kohë ishte shtatzënë dhe pas ngjarjes kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendimin e shpallur sot (4), qershor 2026, rasti ka marrë epilogin e parë gjyqësor, ndërsa gjykata e ka gjetur të akuzuarën përgjegjëse për sulm dhe kanosje ndaj gazetareve gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë