Gjykata e Lartë e Kalifornisë ka hedhur poshtë pretendimin e Brad Pitt në një betejë me ish-bashkëshorten e tij, Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, transmeton Gazeta Metro.
Gjyqtari la në fuqi vendimin e gjykatave dhe e bëri atë pa shpjegime të mëtejshme.
Jolie ndodhet në Londër me pesë nga fëmijët e saj për gala premierën e filmit të saj të fundit, The Eternal.
Avokati i saj, Robert Olson, i tha USA Today se klienti i tij e mirëpriti vendimin e gjykatës./gazetametro.net