Loading…

‘Gjykata foli’, avokati i familjes Ademaj: Do ta apelojmë dënimin ndaj Kokallës

  • 21/04/2026 | 14:30

‘Gjykata foli’, avokati i familjes Ademaj: Do ta apelojmë dënimin ndaj Kokallës

Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se drejtësia kosovare ka dhënë fjalën e saj me dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, shkruan Gazeta Metro.


Ai bëri të ditur se dënimi prej 30 vjetësh ndaj Kushtrim Kokallës do të apelohet në Gjykatën e Apelit.

“Burgimi prej 30 vjetësh do ta apelojmë në Apel. Sido që të jetë ka qenë një proces i ngarkuar. Duhet të jemi të matur dhe t’i respektojmë vendimet e gjykatës ne do ti ushtrojmë mjetet ligjore që kemi në dispozicion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Sot edhe familjes ju ka lehtësua dhimbja”, ka thënë avokati.

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën më 21 prill vendosi për burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, dhe 30 vjet heqje lirie për Kushtrim Kokallën, duke u mbështetur në se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar dhe në prani të fëmijëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë