Loading…

Gjykata jep detaje për dhunimin në Gjilan: E dërgoi nëpër motele, pastaj e detyroi të abortonte

  • 28/09/2020 | 17:22

Gjykata jep detaje për dhunimin në Gjilan: E dërgoi nëpër motele, pastaj e detyroi të abortonte

Gjykata Themelore në Gjilan ka zbuluar detaje shqetësuese në lidhje me dhunimin seksual të një vajze të mitur në këtë qytet – dhe i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit që mban inicialet Sh.J.


Sipas aktakuzës, Sh.J.-ja e kishte dërguar të miturën nëpër motele të ndryshme të Kosovës që të kryente marrëdhënie seksuale – dhe si pasojë e tyre, e mitura mbeti shtatzënë.

Pas kësaj veprimtarie, Sh.J.-ja e kishte dërguar të miturën në një ordinancë private duke e detyruar që të kryente abort.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”, vepër kjo e sanksionuar.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë