Loading…

Gjykata ka urdhëruar zhvarrosjen e Salvador Dalit (Foto)

  • 26/06/2017 | 16:49

Gjykata ka urdhëruar zhvarrosjen e Salvador Dalit (Foto)

Gjykata e Spanjës ka urdhëruar të zhvarroset trupi i piktorit të famshëm, Salvador Dali.


Këtë vendim, gjykata e ka marr që t’ia merr monstrat për ADN analizat, transmetojnë mediat spanjolle.

Gjykata e Madritit ka vendosur kështu, pasi që Pilar Abel, ka kërkuar që të zbulohet se a është në të vërtetë vajza e Salvador Dalit.

Piktorit të famshëm nuk kanë pasur se ku t’i marrin monstra biologjike që nevojitet për një test të ADN- së, kështu që është dashur që trupi i tij të zhvarroset, ka shkruar El Mundo.

Pilar Abel, që tani ka 58 vjet, ka pretenduar që ka lindur pas një lidhej të fshehtë dashurie që ka pasur nëna e saj me Salvador Dalin, në vitin 1955.

Nëna e sajë ka punuar si ndihmëse në një shtëpi afër shtëpise së Dalit që nga veera e vitit 1950.

Salvador Dali ka vdekur më 23 janarë të vitit 1989 në Figueres të Spanjës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë