Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ndalon personat të dënuar në tri vitet e fundit për vepra penale, qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka propozuar liderin e saj Albin Kurti kandidat për deputet, shkruan Gazeta Metro.
Përkundër paqartësive rreth mundësisë së kandidimit të tij, Albin Kurti është propozuar së bashku me 8 anëtarë të tjerë.
Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë : Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu, Hatixhe Hoxha.
Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, datë kjo e caktuar nga U.D e Presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi. //gazetametro.net