Loading…

Gjykata merr një vendim për 5 të dyshuarit që u kapën me 75 kg marihuanë në Bardhosh

  • 12/11/2021 | 15:18

Gjykata merr një vendim për 5 të dyshuarit që u kapën me 75 kg marihuanë në Bardhosh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve dhe sulm ndaj personit zyrtar, shkruan Gazeta Metro.

Gjyqtari i procedurës paraprake i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë  12 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurve  B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. për shkak të dyshimit te bazuar se kanë kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 dhe paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe nenin 275 paragrafi 1, nën paragrafi 1.9 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri B.B. edhe për shkak të veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri M.S. për shkak të veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 1 dhe veprës penale Shkaktim i Rrezikimit të Përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve  iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform nenit nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake i ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurëve B.B., S.H., M.S., D.M. dhe S.S. si dhe i ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurëve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë