Loading…

Gjykata merr vendim për kuksianët, 11 qëndrojnë në burg

  • 04/04/2018 | 14:52

Gjykata merr vendim për kuksianët, 11 qëndrojnë në burg

Është dhënë masa e sigurisë nga Gjykata e Kukësit, por e zhvendosur në Tiranë, për 23 të arrestuarit nga Kukësi, pasi protestuan ditën e shtunë në rrugën e Kombit.


Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm të gjithë arrestimet e tyre, ndërsa ka lënë në burg 11 prej tyre, ndërsa ka liruarar 22 të tjerët

Seanca është shoqëruar me tensione të larta që në nisje, pasi deputetët e PD-së nuk janë lejuar për t’u futur brenda në gjykatë.

Forca të shumta policia kanë qenë të angazhuar ditën e sotme pranë gjykatës së Tiranë, për të ruajtur sigurinë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Arrestimi i tyre erdhi pasi ditën e shtunë, gjatë një proteste kundër taksës së vendosur nga qeveria për të kaluar në rrugën e Kombit, sipas prokurorisë, kanë ushtruar dhunë dhe kanë shkatërruar pronën private.

Protestuesit u konfliktuan në punonjësit e policisë, ndërsa më pas i vunë flakën kabinës ku janë të montuara makineritë për bërjen e pagesë për të kaluar në këtë rrugë.

Më herët, prokuroria kishte kërkuar për 11 nga 23 të arrestuarit masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pretendim ky që është marrë parasysh nga gjykata.

Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës (arrest me burg)

Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës(arrest me burg)

Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës (fiton lirinë)

Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës (arrest me burg)

Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës (arrest me burg)

Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës(arrest me burg)

Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës (fiton lirinë)

Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës (arrest me burg)

Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës (arrest me burg)

Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës (fiton lirinë)

Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës (arrest me burg)

Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës (arrest me burg)

Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës (fiton lirinë)

Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës (arrest me burg)

Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës. (arrest me burg)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë