Loading…
Gjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 16 persona në Shkup
  • 24/04/2019 | 23:37

Gjykata merr vendim për shoferin që shkaktoi aksidentin ku vdiqën 16 persona në Shkup

Gjykatësi i procedurës paraprake përkohësisht ka vendosur t’ua shfuqizojë masën e paraburgimit pronarit dhe shoferit të autobusit “Durmo Tours”, i cili u aksidentua para disa muajve në rrugën Shkup-Tetovë, transmeton Gazeta Metro.

Pronari i kësaj kompanie dhe shoferi i autobusit që u aksidentua sipas vendimit të gjykatësit, janë dërguar në arrest shtëpiak.

Për këtë vendim i cili është marrë para dy ditëve, ka reaguar Prokuroria Themelore e cila thekson se gjykatësi nuk ka të drejtë të vendosë për paraburgimin i cili vazhdohet në çdo 30 ditë, pasi gjykatësit e Këshillit Penale, si instancë më e lartë, kanë vendosur që i njëjti të vazhdohet.

Arsyetimi i gjykatësit për shfuqizimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit është se kanë pasur përkeqësime të shëndetit të tyre.

Ndryshe, nga aksidenti i autobusit “Durmo Tours”, në shkurt të vitit 2019 jetën e humbën 16 persona, ndërsa mbetën të lënduar edhe dhjetëra tjerë. Sipas Prokurorisë, shkaktari kryesor për këtë aksident ka qenë shpejtësia e autobusit dhe mosfunksionimi i rregullt i pajisjeve për frenim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë