Loading…

Gjykata merr vendim për të dyshuarën për vrasjen e kunatës në Dragash

  • 24/03/2023 | 16:56

Gjykata merr vendim për të dyshuarën për vrasjen e kunatës në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Nazire Abdylit, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Sahime Domuzeti.


Në vendim thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar

Kujtojmë se Abdyli gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke thënë se të moshuarën tashmë të ndjerë, e ka mbytur duke e goditur me mjete të forta.

64-vjeçarja mjetet me të cilat dyshohet se ka kryer aktin makabër, i kishte fshehur në një vend të caktuar, por që tashmë janë gjetur dhe sekuestruar nga organet kompetente në cilësinë e provave materiale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë