Loading…

Gjykata ruse refuzon kërkesën e Navalny për lirim nga burgu, seanca mbahet në shkurt

  • 28/01/2021 | 16:33

Gjykata ruse refuzon kërkesën e Navalny për lirim nga burgu, seanca mbahet në shkurt

Një gjykatë e Rajonit të Moskës refuzoi ankesën e liderit të opozitës së burgosur Alexey Navalny, për t’u liruar në pritje të një seance dëgjimore në 2 shkurt, transmeton Gazeta Metro.


“Gjithçka ishte e qartë për mua edhe para fillimit të seancës,” i tha Navalny gjyqtarit pas vendimit të enjten. Ai foli përmes një lidhje video nga burgu i Moskës ku u mor pasi u arrestua pas kthimit të tij në Rusi më 17 janar.

Policia arrestoi vëllain e Navalny, Oleg, he disa aktivistë të tjerë të mërkurën mbrëma përpara një proteste të planifikuar mbarëkombëtare të dielën ër të kërkuar lirimin e kritikut të Kremlinit.

Aleatët Lyubov Sobol dhe mjekja Anastasia Vasilyeva u arrestuan gjithashtu për 48 orë, shkroi Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit Kundër Korrupsionit, në Tëitter. Hetuesit kanë thënë që tubimet e organizuara në 23 janar pretendohet se shkelnin rregulloret sanitare që synonin ngadalësimin e përhapjes së Covid-19.

Autoritetet hapën gjithashtu një çështje penale kundër një prej ndihmësve të lartë të Navalny, Leonid Volkov, duke pretenduar se ai inkurajoi të miturit që të merrnin pjesë në protestat e pa sanksionuara, tha Komiteti Hetimor i Rusisë të enjten.

“Si zakonisht, e zeza është e bardhë, liria është skllavëri dhe dy herë dy është pesë,” tha Volkov në Tëitter në përgjigje të akuzave. Ai mohoi thirrjen për protestuesit e mitur.

Dhjetëra mijëra njerëz në qytete anembanë Rusisë u bashkuan me protestat të shtunën e kaluar, që kërkon lirimin e Navalny nga burgu, ku ai po mbahet për 30 ditë për shkeljet e pretenduara të lirimit me kusht. Ato ishin disa nga tubimet më të mëdha të sanksionuara nën qeverisjen 21-vjeçare të Presidentit Vladimir Putin. Kremlini ka hedhur poshtë thirrjet e udhëheqësve perëndimorë për të liruar Navalny./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë