Loading…

Gjykata Speciale cakton seancat e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Salih Mustafës

  • 17/02/2021 | 14:24

Gjykata Speciale cakton seancat e radhës ndaj Gucatit, Haradinajt e Salih Mustafës

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou ka caktuar seancat e radhës ndaj Nasim Haradinajt, Hysni Gucatit e Salih Mustafës, transmeton Gazeta Metro. 


Ndaj dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL’së), konferenca mbi ecurinë e çështjes është caktuar për datën 24 shkurt në orën 11:00.

Ndërkaq për rastin ndaj Salih Mustafës, është caktuar seancë më 5 mars në orën 11:00.

Për këtë të fundit, temë kryesore e seancës do të jetë transmetimi i dosjes tek gjykata nga Prokuroria.

Në lidhje me këtë, palët do të ngrisin çështje që mund potencialisht të ndikojnë tek data e transmetimit.

Dje ndryshe është mbajtur konferenca për ecurinë e çështjes për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë