Loading…

Gjykata Speciale e fton edhe ish-rektorin e UP’së, Ibrahim Gashi

  • 22/10/2019 | 11:34

Gjykata Speciale e fton edhe ish-rektorin e UP’së, Ibrahim Gashi

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-rektorin e UP’së, Ibrahim Gashi, në cilësinë e dëshmitarit, shkruan Gazeta Metro.


Gashi, që ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese duke qenë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së.

Ai ka njoftuar po ashtu se intervistimi do të ndodhë këtë javë në Prishtinë.

Postimi i plotë i Ibrahim Gashit:

Të nderuar miq,

Dua të ju njoftoj Ju dhe opinionin e gjerë se para një jave kam pranuar një ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, për tu intervistuar në cilësi të dëshmitarit.

Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese.

Intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë.

Kujtojmë se ditëve të fundit kanë ardhur disa ftesa nga Gjykata Speciale, ndërsa e fundit ka qenë mbrëmë për Azem Sylën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë