Loading…
Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK’së: Intervistohet si i dyshuar
  • 24/06/2019 | 14:14

Gjykata Speciale fton edhe një ish-ushtar të UÇK’së: Intervistohet si i dyshuar

Gjykata Speciale ka ftuar edhe një ish-ushtar të UÇK-së si të dyshuar. Bëhet fjalë për Muhamet Krasniqin, nga Prizreni, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie, Nasim Haradinaj nga OVL e UCK-së, i cili tha se i ftuari i radhës është Muhamet Krasniqi nga qyteti i Prizrenit.

“Muhamet Krasniqi i lindur në Prizren ka marrë ftesë nga zyra e prokurorit Special me datë 20 maj por që është njoftuar në qershor të këtij viti. Ftesa është si i dyshuar. Brenda 20 ditësh pritet që deklaratën ta jap.”, tha ai.

Përveç kësaj ai ka lutur edhe mediat që të mos e shqetësojnë atë pasi gjithë ato se çfarë ka për t’i thënë do t’i thotë në Hagë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë