Loading…

Gjykata Themelore pezullon sërish lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it

  • 12/02/2021 | 14:20

Gjykata Themelore pezullon sërish lejet dhe licencat e hidrocentraleve të KELKOS-it

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rivendosur që të pezullojë lejet dhe licencat të tri hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumbardhin e Deçanit.

Ky vendim ka ardhur pasi Apeli kishte kthyer lëndën në rivendosje, me arsyetimin se paditësi duhet të dëshmojë interesin e vet për padinë ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Por, Themelorja sërish ka vendosur për pezullimin e licencave. Me këtë aktvendim shtyhet ekzekutimi i lejeve ujore e mjedisore dhe licencave për prodhimin e energjisë, të cilat i kanë lëshuar institucionet vendore për hidrocentralet “Deçani”, “Bellaja” por edhe “Lumbardhi 2”.

“Shtyrja e ekzekutimit vendoset për të parandaluar dëmin e pariparueshëm deri kur të shqyrtohet padia jonë kundër dy organeve vendimmarrëse, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, ka bërë të ditur avokati i paditësit Faton Selmanaj, Gatoar Mjeku, pas pranimit të aktvendimit.

Ai ka treguar se me aktvendim të veçantë, Gjykata ka miratuar edhe zgjerimin e dyfishtë të padisë.

“Përveç aktivistit Faton Selmanaj, paditës do jenë dy qytetarë të Deçanit, të cilët po mbrojnë tokën e vet nga veprimtaria e paligjshme e Kelkosit. Kontesti do të përfshijë vendimin e para do ditëve të MEA-s për ta pajisë me leje ujore hidrocentralin e tretë “Lumbardhi II”, ka theksuar ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë