Loading…

Gjykata vendos: Filloreta njëherë për një herë nuk dëbohet

  • 04/05/2017 | 09:07

Gjykata vendos: Filloreta njëherë për një herë nuk dëbohet

Lajmet mbi Filloreta Palucën, vajzën 16 vjeçare nga Kosova, nga java e kaluar po bëjnë bujë në shtypin austriak.


Fillimisht, ishte vendimi për dëbim, të vajzës së integruar mirë, e cila jeton prej katër vitesh në Austri, pastaj angazhimi i një çifti austriak për ta adoptuar dhe së fundi “zhdukja” e saj, dhe së fundi dalja në ilegalitet, që për fat të mirë zgjati vetëm dy ditë.

Sot ndërkaq, heute.at shkruan se Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative, tregon avokati i saj, Benno Wagender. Por sipas tij, vendimi vlen “për disa javët e ardhshme”, transmeton albinfo.ch. Siç është raportuar tashmë, afati për dëbimin e Filloretës kalonte më 15 maj.

Aktualisht, sipas avokatit të saj, vajza e re shqiptare është në rrugë për te familja e saj adoptuese, Eder në Timelkam, qarku Vöcklabruck. Thomas Eder dhe familja e tij duan ta adoptojnë Filloretën për të penguar kështu kthimin e saj në Kosovë. Por, në një afat më të gjatë ajo është sërish e kërcënuar me dëbim, pasi që Kosova konsiderohet vend i sigurt i prejardhjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë