Gjykata ka vendosur në favor të gazetarit të CNN, Jim Acosta, të cilit Trump ia kishte marrë kredencialet duke ia ndaluar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë pas një përplasje me të.
Gazetari i CNN, Jim Acosta do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Vendimin e dha gjykatësi federal Timothy Kelly.
CNN hodhi në gjyq Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar kthimin e menjëhershëm të kredencialeve të shtypit për gazetarin e saj.
Pas një përplasjeje në konferencën për shtyp me presidentin Trump, ky i fundit e përzuri Acostan duke e shpallur non-grata në Shtëpinë e Bardhë.
“The Guardian” shkruan se padia e gjigantit të lajmeve kundër Trump dhe disa prej ndihmësve të tij të lartë shënon një përshkallëzim të madh në krizën e marrëdhënieve midis presidentit dhe asaj që ai e quan “lajm i rremë”.