Loading…

Gjykatësi federal nga Texas ndalon moratoriumin e Presidentit Biden për dëbimet e imigrantëve ilegal

  • 27/01/2021 | 20:37

Gjykatësi federal nga Texas ndalon moratoriumin e Presidentit Biden për dëbimet e imigrantëve ilegal

Një gjykatës federal të martën ndaloi qeverinë amerikane që të zbatojë një moratorium 100-ditor të dëbimeve, një nga çëshjtet kryesore të Presidentit Joe Biden për çështjen e imigracionit gjatë fushatës zgjedhore, ku e ksihin akuzuar ish presidentin Trump për racizëm madje për qasjen e tij ndaj imigracionit. Megjithëse , administrata Trump nuk kihte vepruar ndryshe nga ajo paraprake e demokratëve të Obamas e sipas të njejtit legjislacion.


Gjykatësi federal Drew Tipton lëshoi një urdhër ndalimi të përkohshëm të kërkuar nga Teksasi, shteti që të premten sfidoi një memorandum të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që udhëzonte agjencitë e imigracionit të ndërpresin shumicën e dëbimeve. Gjykatësi Tipton tha se administrata e Presidentit Biden kishte dështuar “të ofronte ndonjë justifikim konkret, të arsyeshëm për një pauzë 100-ditore mbi dëbimet”.

Urdhri i gjykatësit Tipton është një goditje e hershme për administratën e Presidentit Biden, e cila ka propozuar ndryshime të mëdha të kërkuara nga aktivistët e imigracionit, duke përfshirë një plan për të legalizuar rreth 11 milionë emigrantë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme. Zoti Biden premtoi gjatë fushatës së tij lëshimin e një moratoriumi mbi dëbimet.

Vendimi është një fitore për udhëheqësit republikanë të Teksasit, të cilët shpesh kanë përdorur paditë për të ndalur programet e miratuara nga presidenti Barack Obama. Kjo gjithashtu tregon se ashtu si shtetet e drejtuara nga demokratët dhe grupet e emigracionit që luftuan ish-Presidentin Donald Trump nëpër gjykata për çështjet e imigracionit, shpesh me sukses, edhe republikanët mund ta bëjnë këtë me administratën e zotit Biden.

David Pekoske, sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, nënshkroi një memorandum në ditën e parë të Presidentit Biden në detyrë duke udhëzuar autoritetet e imigracionit që të përqendrohen në sigurinë kombëtare dhe kërcënimet e sigurisë publike, si dhe këdo që kapet duke hyrë ilegalisht në SHBA pas 1 nëntorit. Ky ishte një ndryshim nga politika e administratës Trump që e bëri përparësi dëbimin e të gjithë personave që ndodhen në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Moratoriumi 100-ditor hyri në fuqi të premten dhe vlente pothuajse për këdo që ka hyrë në Shtetet e Bashkuara pa autorizim para nëntorit.

Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton argumentoi se moratoriumi shkelte ligjin federal dhe një marrëveshje që Teksasi nënshkroi me Departamentin e Sigurisë Kombëtare nga fundi i administratës së Presidentit Trump. Kjo marrëveshje kërkonte që Departamenti i Sigurisë Kombëtare të konsultohej me Teksasin dhe shtetet e tjera para se të ndërmerrte ndonjë veprim për të “zvogëluar, riorientuar, riparuar, relaksuar ose në ndonjë mënyrë modifikuar zbatimin e ligjeve të imigracionit”.

Administrata e Presidentit Biden argumentoi në regjistrat gjyqësorë se marrëveshja është e pazbatueshme sepse “një administratë në largim nuk mund t’ia heq atë lloj pushteti një administrateje në ardhje”. Zyra e prokurorit Paxton, ndërkohë, botoi një artikull opinion në rrjetin Fox News si provë se “refuzimi për të dëbuar të huajt e paligjshëm po çon drejtpërdrejt në lirimin e menjëhershëm të të huajve të tjerë të paligjshëm në Teksas”.

Gjykatësi Tipton, i emëruar nga Presidenti Trump, shkroi se urdhri i tij nuk ishte i bazuar në marrëveshjen midis Teksasit dhe administratës Trump, por në ligjin federal për të ruajtur “status kuon” para moratoriumit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Kate Huddleston nga dega në Teksas e Unionit Amerikan të Lirive Civile kritikoi prokurorin Paxton dhe argumentoi se padia e tij nuk duhet të lejohej të vazhdonte.

“Pezullimi i përkohshëm i dëbimeve nga administrata (e Presidentit Biden) është i ligjshëm dhe i nevojshëm për t’u siguruar që familjet të mos ndahen dhe njerëzit të mos kthehen në zonat e rrezikshme pa nevojë ndërsa administrata e re rishikon veprimet e kaluara”, tha Huddleston në një deklaratë.

Argumenti i ndarjes së familjeve nga agjencitë e imigracionit amerikan ishte përdorë si akuzë nga demokratët gjatë administratës Trumo, megjithëse kishte bazë ligjore dhe rasteve të shumta të trafikimit të dyshuar të fëmijëve në kufirin jugor amerikan. Ajo që ishte harruar të cekej gjithmonë nga demokratët ishte se kjo procedurë ligjore ishte përdorë nga ish presidenti Barack Obama rregullisht gjatë 8 viteve të mandatit të tij.

Qëndrimin e administratës Trump rreth imigrimit, që nuk dallonte nga administratat e kaluara , as demokrate e as republikane, madje konservatorët ishin kritik se ishte i ngjashëm me ato të demokratëve para Obama’s. Administrata Trump për dallim prej atyre paraprake ishte më aktive në zbatimin e ligjeve amerikane ndaj imigracionit.

Demokratët e kishin vlerësuar qasjen më të ashpër të republikanëve nën Trump si racizëm të tij, për shkak të deklaratave të tij të ashpra, megjithëse të sakta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë