Loading…

Gjykatësi Sali Berisha mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

  • 01/11/2019 | 16:46

Gjykatësi Sali Berisha mbetet në paraburgim edhe për dy muaj

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së gjykatësit të dyshuar për korrupsion, Sali Berisha, duke ia vazhduar atij masën e paraburgimit deri në dhjetor, shkruan Gazeta Metro.


Në një komunikatë për media të Apelit thuhet se kjo gjykatë e ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ashtu që Berisha, do të mbetet në paraburgim deri më 19 dhjetor 2019.

“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar, ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B,. kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh. Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.10.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.12.2019”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri, i njëjti mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë, më qellim të pengimit të rrjedhës normale të saj.

Gjykatësi Berisha, ishte arrestuar më 19 shtator, pasi dyshohet për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë