Njëmbëdhjetë të akuzuarit për terrorizëm janë obliguar t`u nënshtrohen për të dytën herë procedurave gjyqësore, pasi gjykimi ndaj tyre është kthyer në pikën zero.
Ndryshimet në përbërjen e trupit gjykues pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës kanë bërë që të përsëriten të gjitha procedurat, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Ky gjykim pati filluar vitin e kaluar dhe ka qenë në fazën e shqyrtimit kryesor.
Përsëritja e procedurave ua ka krijuar komoditetin të akuzuarve që të paraqesin kundërshtimet e tyre edhe njëherë rreth aktakuzës dhe provave, shkruan Koha.
Gjatë seancës, të hënën, ata kanë kërkuar që ky gjykim të prolongohet dhe të mos vazhdojë tutje me arsyetimin se përgjimet në fazën paraprake janë siguruar në mënyrë kundërligjore, pa filluar ende hetimet.