Loading…

Gjyqtaret nga Kosova pjesë e projektit të ri të FIBA Europe për gjyqtaret nacionale të talentuara

  • 06/06/2020 | 14:51

Gjyqtaret nga Kosova pjesë e projektit të ri të FIBA Europe për gjyqtaret nacionale të talentuara

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) i ka nominuar tri gjyqtare, Irma Konjusha, Anjesa Haziraj dhe Lorena Haxha për projektin e ri të FIBA Europe për Gjyqtaret Nacionale të Talentuara.


Në fakt ka qenë FIBA Europe, më saktësisht Departamenti i Referëve/e të FIBA Europe ai që ka kërkuar nga Federatat Nacionale që t’i propozojnë gjyqtaret me potencial për projektin e ri për Gjyqtaret Nacionale të Talentuara, që do të fillojë nga mesi i muajit qershor.

Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së:

“Federata e Basketbollit e Kosovës është shumë e përkushtuar në punën për zhvillimin dhe avancimin në vazhdimësi të basketbollit femëror. Dhe kur themi basketbollit femëror, e kemi fjalën jo vetëm për basketbollin femëror në fushën e lojës, por edhe basketbollin femëror në lidership, në adminsitratë, e kështu me radhë, andaj ne jemi të interesuar të përkrahim edhe gjyqtaret tona në zhvillimin e tyre, aq më shumë kur bëhet fjalë për gjyqtare që vijnë nga bota e basketbollit tonë.

Ka qenë Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija, ai i cili i ka propozuar te Bordi i FBK-së gjyqtaret në fjalë, duke marrë parasysh faktin se është ai përgjegjës për zhvillimin e gjyqtarëve dhe gjyqtareve të FBK-së.

Këto gjyqtare kanë një përvojë tash e sa vite si gjyqtare, po ashtu janë ende lojtare aktive të basketbollit dhe të gjitha përcjellëse të FIBA SCOD Klinikave të FBK-së, si dhe kanë qenë pjesëmarrëse në FIBA Kampin e gjyqtareve në Postojna të Sllovenisë.

Ky projekt është një mundësi dhe përvojë shumë e mirëseardhur për gjyqtaret femra të FBK-se për avancim më intensiv në ndarjen e drejtësisë në të gjitha ligat e FBK-së sipas performancës dhe angazhimit të tyre”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë