Loading…
Gjyqtari e godit në fushë Moratan, ky është dënimi nga La Liga
  • 23/04/2019 | 10:18

Gjyqtari e godit në fushë Moratan, ky është dënimi nga La Liga

Federata e Futbollit të Spanjës ka marrë vendim ta pezullojë Javier Alberola Rojas për xhiron e 34-të dhe të 35-të të La Ligës.

Ky dënim vjen pasi që gjyqtari Rojas ishte përfshirë në një incident me Alvaro Moratan gjashtë ndeshjes të së shtunës së Atletico Madridit kundër Eibarit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 1:0, transmeton Gazeta Express.

Alberola Rojas u duk se e goditi Moratan në qafë dhe lojtari reagoi i zemëruar menjëherë pas këtij kontakti. Kjo gjë që dëshmohet edhe përmes pamjeve të kapura nga kamerat televizive.

Rojas nuk do ta referonte asnjë ndeshje të xhiros së 34-të, që zhvillohen këtë mesjavë, edhe para se të bëhej i ditur ky vendim. Mirëpo, Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur ta pezullojë atë edhe për xhiron e 35-të.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë