Jose Mourinho ka pasur një natë të vështirë mbrëmë, pasi humbi finale e Evropa Ligës ndaj Sevillës përmes penalltive.
“Special One” siç edhe e njohin të gjithë, nuk arriti të përmbahet, ku pas ndeshjes ofendoi rëndë gjyqtarin në parkingun e stadiumit.
“The special one” u zemërua veçanërisht me gjyqtarin Anthony Taylor, të cilin e priti në parking shumë kohë pas përfundimit të lojës dhe kur e pa, filloi një breshëri ofendimesh.
“Ti je turp i ndyrë” – ia përsëriti Murinjo disa herë anglezit.
“Ti ishe në një mendje me ta”, i tha trajneri i Romës gjyqtarit.
Jose Mourinho waited outside to call Anthony Taylor a ‘f*cking crook’ 😳 pic.twitter.com/0BrQfTZL9x
— GOAL (@goal) June 1, 2023