Loading…

Gjyqtarja që s’deshi dënimin e Mlladiqit: Si i kishte thurur fjalë admiruese ‘Kasapit të Bosnjës’

  • 09/06/2021 | 09:42

Gjyqtarja që s’deshi dënimin e Mlladiqit: Si i kishte thurur fjalë admiruese ‘Kasapit të Bosnjës’

Gjykatësja Prisca Matimba Nyambe ka zënë një vend në librat e historisë juridike për udhëheqjen e njërës prej seancave më të rëndësishme për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përderisa nuk u pajtua me pothuajse asnjërin vendim.


Juristja 69 vjeçe nga Zambia nga Instituti për Gratë Afrikane në Drejtësi përshkruhet si “shembull i guximshëm dhe i shquar i madhështisë juridike”. Thuhet se ajo i flet rrjedhshëm gjuhët Tonga, Soli, Nyanja dhe Bemba, ndërsa i njeh për aftësi të punës edhe gjuhët Lozi Swahili dhe gjuhën frënge. Ajo ka qenë pjesë e Tribunalit Ndërkombëtar për Ruandën, gjykatë simotër i Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavinë, duke u bërë kryeavokate në këtë institucion.

Të martën, ajo i shqiptoi fjalët “gjykatësja Nyambe nuk pajtohet” vazhdimisht përderisa me zell i lexonte vendimet e gjykatës, ndonëse i mohonte. Përmes mospajtimit të saj, ajo dha shenjë se besonte që gjykimi fillestar, i cili përfundoi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, kishte të meta në mënyrë fatale dhe se gjenerali serb i Bosnjës meritonte një gjykim, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Nyambe gjithashtu la të kuptohet se e pranon versionin e rrëfimit të Mlladiqit se largimi i deri 30.000 myslimanëve boshnjakë nga Srebrenica, pas rënies së enklavës në dorën e forcave të tij, ishte bërë për “arsye humanitare”.

Ajo ishte e vetme në mospajtimet e saj në panelin me pesë gjykatës dhe shprehjet me dhimbje të të tjerëve ishin kohë pas kohe të dukshme në transmetimin e drejtpërdrejtë nga gjykata, por pikëpamjet e saj nuk ishin befasi.

Në vitin 2012, ajo shkaktoi shqetësim rreth vëzhguesve ligjorë duke mos u pajtuar me dënimin e gjeneralit të Mlladiqit, Zdravko Tolimir. Ajo kishte thënë se masakrimi i rreth 8.000 burrave e djemve adoleshentë nga Srebrenica ishte vepër e “një grupi të vogël të individëve që operonin në mënyrë të fshehtë e të paautorizuar”.

Në këtë opinion mospajtues, ajo gjithashtu kishte thënë se ndarja e burrave dhe djemve myslimanë nga familjet e tyre ishte “për t’i shoshitur në mënyrë legjitime kriminelët e luftës”.

Ajo madje kishte fjalë admiruese edhe për vetë Mlladiqin, duke e vënë vëmendjen për shembull te një takim në Hotelin “Fontana”, gjatë të cilit ai e kishte kërcënuar komandantin fatkeq holandez të OKB-së për dorëzimin e civilëve myslimanë, duke theksuar se gjenerali ka qenë “mikpritës, ka ofruar gjësende për pjesëmarrësit si cigare, birra dhe senduiçë për drekë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë