Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë kundër Korrupsionit, në vazhdën e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021, shkruan Gazeta Metro.
Presidentja Osmani në bazë të deklarimeve të pasurisë, posedon 448,500 mijë euro pasuri të paluajtshme.
Osmani ka deklaruar se ka rreth 32 mijë euro pasuri të gatshme në njërën nga bankat e Kosovës, ndërsa në llogari të bashkëshortit ka 5,098 euro.
E pasuri kanë deklaruar se kanë edhe në një bankë në Australi rreth 570 euro, dhe në dy banka tjera në Kosovë dhe Shkup që kapin vlerën e gati 8 mijë eurove.
Tutje në këtë raport ishin të përshkruara edhe pasuria e paluajtshme që presidentja gëzon.
Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar në vlerë prej 40 mijë eurosh, një banesë të bashkëshortit në vlerë prej 66 mijë euro, shtëpi-120 mijë euro, shtëpia e bashkëshortit-180 mijë euro, garazhë-5 mijë euro, garazhë e papërfunduar 2500 euro, dhe parcel toke 5 ari në vlerë 35 mijë euro.
Osmani ka deklaruar edhe se posedon shtëpi në një nga lagjet më luksoze në vend, që kap vlerën e 87 mijë eurove.
Të deklaruara janë edhe të hyrat vjetore të presidentes./gazetametro.net