Loading…

Gjysmë milioni persona në Deçan: Ky është tubimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë

  • 07/12/2021 | 12:28

Gjysmë milioni persona në Deçan: Ky është tubimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë

Protestat e tubimet e ndryshme mbledhin shumë persona për të kritikuar apo për të përkrahur diçka. Tubimi më i madh në historinë shqiptare është ai për pajtimin e gjaqeve me 500 mijë persona, shkruan Gazeta Metro.


Më 1 maj 1990, në vendin e quajtur “Varret e Llukës”në komunën e Deçanit, u mblodhën më shumë se gjysmë milion shqiptarë në përkrahje të lëvizjes, e u falën shumë gjaqe.

Fushata për pajtimin e gjaqeve ishte njëra nga nismat patriotike, në krye me Anton Çettën. Kjo fushatë rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.

Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë. Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë