GLAM Radio me lokacion në Prishtinë është duke kërkuar njerëz të pasionuar pas gazetarisë dhe që pëlqejnë punën në radio.
Kjo radio po kërkon të rinj që janë komunikativ, pozitiv dhe kanë ide interesante. Përveç dashurisë për punën ata duhet të flasin gjuhën shqipe bukur, si dhe ta njohin atë angleze,
Dashuria ndaj muzikës është e rëndësishme gjithashtu.
Nëse ju jeni person që plotësoni kushtete e lartcekura, keni edhe dy ditë kohë, deri më 02.03.2017, që të dërgoni një letër motivuese dhe CV-në në emailin: [email protected].
Nëse e kaloni fazën e selektimit, ju do të ftoheni në intervistën finale.
Për më shumë klikoni www.glamradio.fm. /gazetametro.net