Loading…

Glauk Konjfuca: Në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK’së

  • 09/06/2021 | 22:14

Glauk Konjfuca: Në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK’së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), shkruan Gazeta Metro.


Glauk Konjufca derisa foli për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK’së, tha se Qeveria dhe institucionet janë të përkushtuara që t’i mbrojnë përfaqësuesit e Kosovës në këtë proces.

“Ne jemi duke vuajtur një proces shumë të vështirë e të ndërlikuar të gjykimit në Hagë, të disa prej krerëve më të shquar të Ushtrisë tonë Çlirimtare. Edhe kryeministri i Kosovës e ka thënë se ata kanë nevojë për mbrojtje më të konsoliduar”, ka thënë Konjufca.

Tutje ai ka thënë se institucionet e vendit nuk duhet të jenë spektatore në këtë proces, pasi që nëse dikush nga ta dënohet e prek edhe karakterin e luftës tonë.

Më poshtë keni deklarimin e tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë