Loading…

Glauk Konjufca e quan ‘akademik’ Agim Bahtirin

  • 14/10/2021 | 15:12

Glauk Konjufca e quan ‘akademik’ Agim Bahtirin

Gjatë një takimi përkrahës për fushatën e Agim Bahtirit, Kryekuvendari Glauk Konjufca e cilësoi atë si “akademik”.


Në takimin e mbajtur në një sallë sportive, Konjufca e cilësoi kryetarin aktual Bahtiri si njeri që i di interesat e popullit dhe kombëtar, shkruan Jepi Zë.

E në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.

“Nuk i vyn kërkujt hiç çka t’dush me dit, n’botë. Me dit shkencën, a me dit artin, a me dit urbanizmin a, kurgjo kërkujt s’i vyn.“, tha ai.

Ndërkaq fjalia që shkaktoi më shumë habi ishte ajo ku e cilësoi Agim Bahtirin si akademik.

“në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për t’tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik.”, deklaroi Glauk Konjufca./Jepizë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë