Loading…

Glauk Konjufca: LDK veç fytyrën e vet po e kallxon

  • 26/03/2020 | 21:05

Glauk Konjufca: LDK veç fytyrën e vet po e kallxon

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se LDK me mocionin e mosbesimit vetëm se ka treguar fytyrën e vërtetë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu tha ai në një debat, ku ndër të tjera shtoi se në LDK ka dy grupe, të fuqishme.

“Quni e tha se në LDK kanë qenë dy grupe. Të dyja të fuqishme. Njëri pro, tjetri kundër koalicionit. Kur u arrit koalicioni, ky grupi në krye me Veliun, me këtë grup u përcaktu edhe kryetari i LDK. Unë kam mendu që vet vendimi për koalicion nga Mustafa, është njëfarë përcaktimi. Se cili grup do të jetë trashëgimtar i LDK’’, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Agim Veliu është kundër VV’së dhe se LDK e tregoi fytyrën e saj.

“Druaj që Mustafa është frikësu që po të fuqizohej shumë ky grupi, mos është frikësu edhe për vet lidershipin e vet. Ka ndodh barrikadimi I Mustafës përreth Agim Veliut, që është kundër VV. Forma që e mori mocioni, kjo u vërtetua plotësisht. LDK vec e ka kallxu fytyrën e vet’’, tha në fund Konjufca./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë