Loading…

Glauk Konjufca për mediumin maqedonas: Fondet e Kosovës si bahqe, këtu punëtorët ia qesin vetës ka 2-3 milionë

  • 25/10/2020 | 22:47

Glauk Konjufca për mediumin maqedonas: Fondet e Kosovës si bahqe, këtu punëtorët ia qesin vetës ka 2-3 milionë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se vjedhja e dy milionë eurove nga Thesari i shtetit të Kosovës është skandal, teksa ka akuzuar instancat më të larta për një veprim të tillë, shkruan Gazeta Metro.


Konjufca në një intervistë për mediumin maqedonas “News Tv”, thotë se vjedhja e këtyre parave ka qenë një skandal.

“Tash këtu po ja qesin punëtorët paret vetes, ka dy-tre milionë,. nuk kam pa unë në Kosovë një skandal të tillë, së paku gjashtë instanca duhet të vendosin për një vendim të tillë.”, ka thënë ai.

Tutje, Konjufca shtoi se fondet e Kosovës janë bërë si “bahqe private”.

“Fondet e Kosovës si bahqe private, buxheti, ku mundesh me u pasuru edhe vet.”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave një punëtor i Thesarit të shtetit dyshohet sa ka vjedhur mbi 2 milionë euro prej aty, të cilat më pas i ka transferuar në llogarinë e një kompanie tjetër./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë