Loading…

Gledi Mici, futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

  • 16/09/2020 | 22:51

Gledi Mici, futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës

Përforcimi i FC Prishtinës për afatin kalimtar të verës, Gledi Mici, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Afati i transferimeve për futbollistë në Kosovë është mbyllur, teksa federata dhe klubet ende janë në pritje të vendimit nga autoritetet e vendit.

Mes transferimeve tjera, FC Prishtina arriti marrëveshje edhe me Gledi Micin, i cili tani në Superligën e Kosovës vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë.

Mbrojtësi shqiptar në tregun e transferimeve vlerësohet me 450 mijë euro, sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’.

Ndryshe, 29 vjeçari te kryeqytetasit ka kaluar nga skuadra tetovare, Shkëndija. Mici karrierën e ka nisur te Apollonia, teksa ka luajtur edhe për Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë