Loading…

Gmail lëshon risinë e radhës

  • 02/12/2016 | 23:46

Gmail lëshon risinë e radhës

Google ka lëshuar përditësimin më të ri për aplikacionin Gmail në iOS. Aplikacioni vjen me një imazh të freskuar dhe me sërë tiparesh të reja.

Ndër tiparet më interesante që është shtuar në versionin e ri për iOS është “Undo Send” që mundëson kthimin e një e-maili të dërguar.

Ndërkohë, opsioni për kërkimet e shpejta dhe opsioni që lejon fshirjen ose ruajtjen në arkiv të mesazheve përmes rrëshqitjes së gishtit janë disa nga risitë e reja të këtij përditësimi.

Ky version sjell rifreskimin më të madh të aplikacionit në katër vitet e fundit. Është i njëjti Gmail që ne duam, por me një pamje të re.

Nga ana tjetër aplikacioni tani është edhe më i shpejtë dhe e gjeni për shkarkim në dyqanin online të Apple iTune Store.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë