Loading…

‘Goat CR7’: Ronaldo mund t’i thyejë dy rekorde të mëdha në ‘EURO 2020’

  • 09/06/2021 | 17:51

‘Goat CR7’: Ronaldo mund t’i thyejë dy rekorde të mëdha në ‘EURO 2020’

Yllin portugez, Cristiano Ronaldo, e ndan vetëm një gol për t’u bërë  golashënuesi më i mirë në historinë ‘EURO’, shkruan Gazeta Metro.


Me 11 qershor fillon edicioni i ‘EURO 2020’ në futboll, ku gjigantët e Europës do të ndeshen në mes vete, që në fund të nxjerrin kampionatin e kontinentit.

Pjesë e ‘EURO 2020’, padyshim se është edhe Portugalia, që në ekip ka njërin ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldon.

Portugalia e cila gjendet në grupin F të kësaj gare, ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Hungarinë me datë 15 qershor, ndërsa më pas ka ndeshje me Francën dhe Gjermaninë në fazën e grupeve.

Cristiano Ronaldo në këto ndeshje përveç që synon fitoren me kombëtaren, ai ka synim edhe t’i arrij dy rekorde individuale që janë mjaft të mëdha.

Portugezin e ndan vetëm 1 gol për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e ‘EURO’s’.

Ndërsa shtatë gola e ndajnë për t’u bërë futbollisti me më së shumti gola në historinë e futbollit me kombëtare.

Se a do t’i arrij, Ronaldo këto rekorde, mbetet të shihet pas ndeshjeve që do të zhvillohen në grupe, ndeshje këto që janë mjaft të vështira pasi Portugalia ka të bëjë me rival shumë të fortë dhe që janë kandidat potencialë për të u shpallur kampion. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë