“Kur janë ndeshjet e nëntorit në Konferencë Ligë dhe me kë luan Kosova?”.
Kështu e ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ChatGPT-në, teksa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej seanca plenare, raporton Ekonomia Online.
Deputeti duket se nuk e di që Kosova nuk luan në Konferencë Ligë, pasi ky kompeticion është për ekipet dhe jo kombëtaret.
Sokoli, i njohur me nofkën “Profa”, është një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, me përvojë si futbollist, trajner dhe profesor universitar.