Jurgen Klopp nuk e fshehu irritimin me blerjen e klubit anglez Newcastle United nga grupi i prirë nga Sauditët, me kritika që shkojnë përtej vetëm këtij klubi por edhe futbollit në përgjithësi, transmeton Gazeta Metro.
Sipas trajnerit gjerman pronarët e rinj së shpejti ‘do të mund ta blejnë ligën” dhe “garantojnë një vend në ligën e kampionëve”.
Megjithatë, Klopp shtoi se “paratë nuk mund t’i blejnë të gjitha, vendimet e duhura janë më të rëndësishme”.
Newcastle United janë tani në garë si lojtar i madh pasi kanë pronarë Fondin Publik të Investimeve t Arabisë Saudite, kjo ka nxitur reagime nga klubet tjera të Premier League.
Përfaqësuesit e 19 klubeve të Premier League, pa Newcastle që nuk u ftua, e njoftuan kundërshtimin e tyre ndaj shitjes kontroverse të Newcastle United.
Ujdia për ta blerë Newcastle kishte dështuar fillimisht pasi Premier League nuk miratoi shitjen për shkak të piraterisë së dyshuar të transmetimeve televizive të ndeshjeve në gadishullin arabik, dhe kishte kërkuar që të ketë shkëputje të mjaftueshme të blerësit nga shteti arab./gazetametro.net