Loading…

Godet Munishi: ‘Topi i Artë u bo si miss gjyshja’

  • 29/11/2021 | 23:26

Godet Munishi: ‘Topi i Artë u bo si miss gjyshja’

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, e ka komentuar ‘Topin e Artë’ 2021, të cilit si duket nuk i ka pëlqyer aspak fituesi i këtij çmimi, e që për herë të shtatë e fitoj Lionel Messi, shkruan Gazeta Metro.

Munishi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ‘Topi i Artë’ është bërë si miss gjyshja, dhe se kjo është pë marre.

Ai ka renditur disa fakte se përse këtë çmim do duhej ta fitonte Levandowski dhe jo Messi.

Statusi i plotë:

Nëse don me met ma i madh se ma i miri ne futboll , zgatja Levandovskit Topin dhe mbylle temen .
Topi i arte o bo si mis gjyshja ,, marre,,
Robert Lewandowski në sezonin 2020/21!
54 gola dhe 10 asiste në 46 lojëra.
41 gola në 29 lojëra në Bundesliga, theu rekordin që mbante Gerd Müller me 40 gola të shënuar.
Më së shumti gola në Evropë.
Më së shumti hat-tricke (6).
Më së shumti gola në Bundesligë.
Më së shumti kontribut në Bundesligë.
Fitues i Bundesligës.
Fitues i Kupës së Botës për Klube.
Çmimi si golashënuesi më i mirë në Bundesliga.
Topi i artë në Kupën e Botës për Klube.
Fitues i çmimit “Atleti i vitit”.
Këpuca e artë Evropiane.
Në 11-shen më të mirë në Bundesligë.
40+ Gola në 5 sezonet e tij të fundit.
54 Gola në të gjitha kompeticionet (më shumë se çdokush).
Lojtari më i mirë në botë për sezonin 2020/21 nga IFFHS
Golden Player për sezonin 2020/21 nga Tutosport./gazetametro.net

Messi e fiton për herë të shtatë ‘Topin e Artë’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë