Ambasadori i SHBA’së në Beograd, Anthony Godfrey, ka thënë se SHBA pret që Kosova me Serbinë të nënshkruajnë marrëveshje para zgjedhjeve atje, shkruan Gazeta Metro.
Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se SHBA po punon fort në mbështetje të dialogut.
“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA (3 nëntor), do të ketë progres në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, progresi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Kështu që ne do të punojmë në mbështetje të dialogut”, ka thënë Godfrey.
Kujtojmë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është bllokuar për më shumë se 1 vit tashmë, që kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë 100 përqind produkteve nga Serbia.
SHBA dhe BE vazhdimisht kanë bërë thirrje që kjo masë të heqet, në mënyrë që t’u hapet rrugë bisedimeve dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.
Për kthimin e palëve në negociata janë angazhuar edhe dy përfaqësues special të SHBA’së, Mattheë Palmer dhe Richard Grenell, ndërkohë pritet të shihet se çfarë epilogu do të marrin bisedimet, pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë./gazetametro.net