Loading…

Goditet nga treni, vdes një person në Klinë

  • 01/06/2023 | 18:10

Goditet nga treni, vdes një person në Klinë

Policia e Kosovës me një komunikatë për media, ka njoftuar se në qytetin e Klinës pas një goditjes që një qytetar ka marr nga treni, ka mbetur i vdekur, shkruan Gazeta Metro.


Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, dhe viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njoftimi i plotë:

Më datë 1 qershor 2023 rreth orës 06:00, Policia është informuar se në
rrugën “Ilir Merturi” nё Klinë ka ndodhur një incident mes një këmbësori dhe
trenit tё udhëtareve.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për
aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar
se kemi tё bëjmë me incident.

Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty
nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në
institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet
si Hetim i vdekjes./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë