Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistralen në Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë-Kosovës.
Këmbësori, i cili u godit nga vetura ka ndërruar jetë.
Kështu ka bërë të ditur Bastri Lenjani, drejtori i Emergjencës, njofton Klan Kosova.
“Viktima mashkull në moshë të shtyrë nga Malisheva është dërguar në QKUK pa shenja jete”, ka thënë ai.