Loading…

Goditet për vdekje nga vetura, këmbësori humb jetën në Veternik

  • 02/09/2026 | 18:40

Goditet për vdekje nga vetura, këmbësori humb jetën në Veternik

Një person ka vdekur pas një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të mërkurën në rrugën Ferizaj-Prishtinë, në zonën e Veternikut, shkruan Gazeta Metro.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa në të janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për Gazeta Metro, duke bërë të ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka vdekur. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, deklaroi Ahmeti.

Vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Njësitet përkatëse policore kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe hetimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë