Loading…

Goditi kundërshtarin me grusht, Lionel Messi rrezikon 12 ndeshje mos lojë

  • 19/01/2021 | 09:06

Goditi kundërshtarin me grusht, Lionel Messi rrezikon 12 ndeshje mos lojë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të mungojë në 12 ndeshjet e radhës pas kartonit të kuq që mori në Superkupën e Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.


Argjentinasi në minutën e fundit goditi Asier Villalibre dhe pas rishikimit të VAR-it u ndëshkua direkt me të kuq.

Sipas Marca, Messi mund të rrezikojë të mungojë në 12 ndeshje nëse Federata e Spanjës e sheh këtë incident si agresivë.

Por, nëse incidenti shihet si jo-agresivë, atëherë do dënohet mes një deri në tri ndeshje.

Nëse dënohet me 12 ndeshje mos lojë, ai do humb disa super përballje këtë edicion, derisa trajneri Ronald Koeman është duke ‘luftuar’ për titull, por është shtatë pikë prapa Atleticos, skuadër që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë